LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë terriotri i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.


Në relievet malore të zonës së veriut dhe qendër reshjet për një periudhë të shkurtër kohore me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 18 në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori