LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Jo të gjithë arritën t’i mbushin standardet e Sir Alex Fergusonit gjatë karrierës së tij 26-vjeçare si trajner i Manchester United dhe vetëm disa prej tyre ‘mbijetuan’, në mesin e të cilëve edhe Wayne Rooney.

Rooney iu bashkua Unitedit nga klubi i tij i fëmijërisë Evertoni në vitin 2004 për një shifër rekord të asaj kohe 25.6 milionë euro, duke u bërë adoleshenti më i shtrenjtë në botën e futbollit.

Gjatë asaj kohe, Unitedi pati një start dëshpërues të sezonit në Ligën Premier, pasi arritën të marrin vetëm një fitore nga katër ndeshjet e para.


Por, teksa lanë pas Arsenalin dhe Chelsean me shtatë pikë, Sir Alex Ferguson i kënaqur dha një parashikim i cili vetëm sa vendosi më shumë presion në supet e një të riu siç ishte Rooney.

“Unë mund ta shoh Wayne duke pasur ndikimin e njëjtë siç e kishte pasur Eric Cantona në ekip kur e transferova atë”.

“Jam shumë i emocionuar. Ne morëm lojtarin e ri më të mirë që Anglia ka parë në 30 vitet e fundit. Wayne nuk është ende një artikull i përfunduar, por ai është një talent fantastik dhe këtë e ka dëshmuar në Euro 2004. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm”, kishte thënë Ferguson.

Dhe çfarë bëri tutje Rooney? Ai e realizoi parashikimin e Fergusonit duke e vendosur veten si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj që ka veshur ndonjëherë fanellën e Unitedit.

Në fakt, 14 vite pasi nënshkroi për klubin, ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’, duke thyer rekordin që për kaq shumë vite e mbante Sir Bobby Charlton./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Serie A
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Kalo në kategori