LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Bayern – Wolfsburg

Parashikim: Bayern – Wolfsburg

Bayerni do të presë Wolfsburgun të shtunën në Allianz Arena për një duel tejet të nxehtë.

Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 10 dhjetor (e shtunë), 15:30

allianz


Lajmet rreth ekipeve

Bayern Munich
Javi Martinez do të jetë sipas të gjitha gjasave në mborjtje me Hummelsin, pasi Boateng po vuan nga një lëndim në krah.
Joshua Kimmich mund të fitojë rastin e tij në mesfushë, nëse Ancelotti vendos ta pushojë Alonson.
Muller dhe Ribery pritet të startojnë në krah pasi u pushuan në sfidën e mesjavës ndaj Atleticos.

Bayerni pa Boatengun ndaj Wolfsburgut
Lexo po ashtu Bayerni pa Boatengun ndaj Wolfsburgut

Wolfsburg
Menaxheri Valerien Ismail është kthyer në sistem me tri mbrojtës ndeshjen e kaluar dhe do ta mbajë atë ndaj Bayernit. Christian Trasch mund të zëvëndësojë të suspenduarin Paul Seguin në mesfushën qendrore, përderisa veterani Marcel Shafer mund të zë vend në krahun e majtë të mesfushës. Yannik Gerhardt do të zhvendoset në qendër për shkak të suspendimit të Arnoldit.
Luiz Gustavo dhe Julian Draxler janë opsione po ashtu për këto pozita, por ata të dy janë në formë jo të mirë dhe duan të largohen nga klubi në janar.

MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 28:  Thomas Mueller(3rd L)  of Muenchen celebrate with his team mates the second team goal during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and Herha BSC Berlin at Allianz Arena on November 28, 2015 in Munich, Germany.  (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Top Lojtarët

bayern-wolfsburg

A e dini se?

Byerni ka fituar 18 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Wolfsburgut në të gjitha garat.

Bayerni ka fituar 21 nga 25 ndeshjte e fundit në shtëpi në Bundesliga.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në 15 nga 16 ndeshjte e fundit në shtëpi ndaj Ëolfsburgut në të gjitha garat.

Në ndeshjet mes Bayernit dhe Wolfsburgut në Allianz Arena janë shënuar mbi tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Wolfsburgu ka dështuar të fitojë 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Bayern - Wolfsburg, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Bayern - Wolfsburg, formacionet e mundshme

Analiza

Bayerni ka fituar ndeshje njëra pas tjetrës pas disfatës nga Dortmundi. Ata janë në binarë dhe në ndjekje të RB Leipzig që ka okupuar pozitën e parë.

Wolfsburgu ka fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit në Bundesliga dhe tash është vetëm 2 pikë mbi zonën e mbijetesës. Ekipi bavarez patjetër se duhet që të përmirësohet në të gjitha repartet përndryshe do të rrëzohet edhe më poshtë në tabelë.

Prisni Bayernin ta dominojë këtë ndeshje me shumë gola.

Parashikimi: Bayern Munich 4-1 Wolfsburg