LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, arriti që ta mbajë portën e paprekur në barazimin 0-0 që skuadra e tij Ipswich Town e arriti ndaj Brightonit në udhëtim.

Për paraqitjen e tij heroike në këtë takim, Muric u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.1.

Ai bëri gjashtë pritje në total, prej tyre katër brenda zonës. Ai pati gjithashtu tri grushtime të topit dhe tri kapje të topit në ajër.


Për Muric kjo ishte hera e parë këtë edicion që arrin ta mbajë portën e paprekur, pasi paraprakisht kishte pësuar në takimet ndaj Manchester Cityt dhe Fulhamit.

25-vjeçari me këtë paraqitje fantastike ka lënë prapa krahëve zhvillimet e fundit tek Kosova, aty ku ai u përjashtua për shkak të thyerjes së rregullores së kombëtares.

Kujtojmë që Muric e kishte siguruar kalimin tek Ipswichi gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Burnley që tashmë bën gara në Championship./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Premier League
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Ofertë prej 60 milionë eurove, Liverpooli mund ta humbas një yll të madh në verë

Premier League
Kalo në kategori