Lilles nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga Edon Zhegrova, pasi ka pësuar në shtëpi nga PSG me rezultat 3-1. Pas golave të Vitinhas dhe Bradley Barcolas, ishte pikërisht anësori shqiptar i cili hapi ndeshjen me një gol të bukur nga distanca, duke e lënë në gjumë Gio Donnarumman. Ai doli të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore. 

Screenshot 2024 09 01 234805Ylli i Kosovës kishte 66 prekje gjatë gjithë ndeshjes me PSG-në dhe shtoi një gjuajtje në kuadrat që gjeti rrjetën.


 Nga 10 tentime për drbiblime, Zhegrova i kompletoi pesë sosh, ndërsa kompletoi 31 nga 34 pasime. Ai krijoi tri shanse të mëdha për ekipin, ndërsa shtoi edhe  katër pasime kyçe. 

456374574 959594402604808 934237674010815752 nZhegrova është kthyer në lojtarin kyç të Lille këtë sezon, pasi deri më tani ka shënuar katër gola./Telegrafi/

 

telegrafi sport app