Fenomeni i Real Madridit, Takefusa Kubo, bëri debutimin te madrilenët të shtunën e javës së kaluar, ndërsa mediat spanjolle kanë përshkuar 18-vjeçarin si një lojtar shumë special.
Talenti japonez ishte pjesë e akademisë së Barcelonës për katër vite, për t’u rikthyer më pas në Japoni, ndërsa në këtë verë u transferua nga Los Blancos për 1.8 milion euro.
Sulmuesi i talentuar që ndryshe cilësohet edhe si ‘Messi Japonez’, iu dha shansi nga Zinedine Zidane në humbjen 3-1 ndaj Bayern Munichut në International Champions Cup.
https://twitter.com/KaizerT8/status/1152903809859018758
Edhe pse madrilenët e humbën përballjen, Kubo e ka impresionuar trajnerin francez me paraqitjet e tij. Ai ishte i mbushur me plotë energji, derisa kalonte me lehtësi lojtarët e bavarezëve.
Pas paraqitjes së jashtëzakonshme, japonezi foli për media rreth kohës së tij në vendlindje dhe për shansin që të luajë te mbretërit.
“E di se çfarë po ndodhë në vendin tim”, ka thënë ai pas ndeshjes. “Atje kanë vëmendje shumë të madhe te unë, por mua nuk më pëlqen, mendoj vetëm për fushën”.
“Jam shumë i lumtur me debutimin tim te Real Madridi edhe pse humbëm, e që mua nuk më pëlqen të humbas në asnjë ndeshje”, ka shtuar më tej Kubo.
Japonezi thuhet se do të luajë në skuadrën e dytë, mirëpo që do të ketë një shikim nga afër prej Zidanes. /Telegrafi/
https://twitter.com/twinglish/status/1152770911394619392