Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy persona i morën rreth 50 mijë euro një shtetasi turk.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se shtetasi turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë ishte ndaluar në zonën e Malishevës nga dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.


“Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 - 50 mijë Euro para, një telefon IPHON  dhe librezën e veturës.  Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani  viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit. Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic. Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi ( nen ulëse) i kanë marrë një qantë dore  qe brenda saj kishte rreth 40 - 50 mijë Euro para, një telefon IPHON dhe librezën e veturës. Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë ne brez , por qe nuk i kishin nxjerr nga brezi. Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit. Hetimet në vijimësi. /Telegrafi/