Site icon Telegrafi

Paraqiten pak kandidatë, UP-ja zgjat për një ditë konkursin për rektor (Video)

Zgjatet edhe për një ditë tjetër, konkursi për rektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili do të duhej të përfundonte të hënën.

Një burim i Kohavisionit brenda Këshillit Drejtues të UP-së, që njëherësh bën zgjedhjen e rektorit, ka njoftuar se konkursi është zgjatur me qëllim që t’u jepet mundësi sa më shumë të interesuarve të konkurrojnë për këtë pozitë, raporton KTV.

Marjan Dema, Nuridin Mestani e Jusuf Musliu, që herën e kaluar është eliminuar, janë 3 kandidatët konkurrues.

Nga Këshilli Drejtues, është bërë me dije, se nëse edhe këtë herë nuk do të zgjidhet rektori, do të ketë konkurse në vazhdimësi deri sa të dalë një konkurrent potencial për këtë pozitë.

Në këtë gjendje pa rektor, Universiteti më i madh publik në vend është prej 16 shkurtit, kur ish-rektori Ramadan Zejnullahu, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas 18 muajsh, sa ishte në krye të këtij institucioni.

Exit mobile version