Ekspertët vlerësojnë se në rastin e Almir Aliut, paramendimi i të akuzuarit Boban Iliç nuk mund të mohohet. Sipas tyre, lëvizjet me makinë të të akuzuarit, dëshmojnë aktin e tij me paramendim. Kjo sipas ish gjykatësit, Sejfulla Osmani dëshmohet nga mënyra e drejtimit të makinës.
”Nuk mundet që veprimet e tilla të llogariten si vepër penale aksidentale ose pa paramendim. Paramendimi është shumë i hapur dhe i qartë. Ne e shohim edhe në vetë incizimin se sa është e gjerë rruga dhe sa hapësirë ka ai për të lëvizur, por shkon te ai cepi aty dhe mbyt një djalë të vogël, pos paramendimit nuk ka gjë tjetër këtu. Këtu nuk mund të na bindë askush, jo vetëm Prokurori i shtetit, por të gjithë prokurorët të dalin dhe të bëhen në njërën anë si palë në procedurë. Tani unë nuk e di se si gjykata do të veprojë, por të pranojë një rikualifikim, një ndryshim të bazës, nuk e di. Nuk e di se si do ta arsyetojë edhe aktgjykimin kryetari i trupit gjykues dhe ai trup gjykues” – deklaroi Sejfulla Osmani, ish gjykatës.
Pavarësisht se Sektori i Brendshëm në Kumanovë ka urdhëruar që vetura me të cilën është kryer vepra penale nuk guxon të rregullohet për aq sa nuk mbaron procedura gjyqësore, ajo veture tashmë disa muaj është në përdorim nga familjarët e të akuzuarit. Mos konfiskimi i veturës në këtë rast, sipas Osmanit përbën shkelje të procedurës penale.
”Këtu kemi mjetin me të cilin është kryer vepra dhe i është kthyer pronarit të makinës. Është e pakuptimtë, apo thënë ndryshe është njëjtë që sikur dikujt që ka bë vrasje t’ia leni pistoletën ta marrë në shtëpi” – tha Sejfulla Osmani, ish gjykatës.
Mbetet e paqartë pse në mesin e të akuzuarve për dhunë nuk është edhe Bojan Iliç, vëllai i të akuzuarit të parë, veprimet e të cilit, duke marrë për bazë kamerat e sigurisë dëshmojnë dhunë. Ndaj tij, kallëzim penal ka proceduar edhe Sektori i Brendshëm në Kumanovë, por në akuzën e shtruar nga Prokuroria Themelore e Kumanovës, Bojan Iliç nuk ndiqet për asnjë vepër. Emri i tij në procedurë është përmendur thjeshtë si dëshmitarë i rastit. Ditë më parë, Kryeprokurori Publik, Ljubomir Joveski konfirmoi se Prokuroria Republikanë ka vendosur “për” rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen” për faktin që tek i akuzuari nuk është konstatuar paramendimi si element i veprës penale. Megjithatë Joveski rikualifikimin nuk e quan si akt i kryer pasi që sipas tij, procesi gjyqësorë i nisur nga fillimi do të dëshmojë gjithçka. Organi akuzës, rikualifikimin e veprës mund të propozojë tek trupi gjykues në fazën e fjalësve përfundimtare. Në seancën e fundit, pala e dëmtuar propozoi dëshmitë para trupit gjykues, por një pjesë e tyre nuk u pranua, e në mesin e tyre edhe dëshmitarët okular. Seanca e radhës është caktuar për 5 mars.
https://www.youtube.com/watch?v=eCo0bJV7v8g
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës