LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet protestë në kërkim të lirimit nga burgu të Sylejman Selimit

Paralajmërohet protestë në kërkim të lirimit nga burgu të Sylejman Selimit

Në në rrjete sociale dhe media ka qarkulluar sot një njoftim, që paralajmëron protesta para pallatit të Drejtësisë të mërkurën, me thirrjen për lirimin e ish-Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimit, që u dënua për krime lufte.

Sipas këtij njoftimi do të kërkohet drejtësia për çlirimtarët dhe në këtë rast lirimi i Selimit, që u dënua me 8 vjet burg për krime lufte.

Protesta u paralajmërua për orën 12:00 të mërkurën para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.


“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e mërkurë nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë, para Pallatit te Drejtësisë duke kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga Burgu për Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtësisht në burgjet e Kosovës pa kurrfarë Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.

Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.

“Këshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarëve – Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.

Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK-së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori