LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen sanksione ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë

Paralajmërohen sanksione ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka paralajmëruar sanksionet ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, ku të pranishëm përveç anëtarëve të këtij Këshilli ishin edhe përfaqësuesit e disa Federatave sportive të Kosovës.

Në agjendën e mbledhjes së sotme, me prioritet është trajtuar tema e aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë.


Bazuar në Ligjin e për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, aktivitetet zyrtare sportive në territorin e Kosovës mund të organizohen nga federatat sportive, shoqatat e sportistëve, dhe klubet sportive të formuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Poashtu, Ligji specifikon se të drejtën e organizimit të ngjarjeve sportive e kanë edhe personat tjerë fizikë dhe juridik që paraprakisht kanë bërë marrëveshje me federatat apo klubet sportive të licencuara në Kosovë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e federatave sportive shpjeguan se ndër vite u kanë bërë thirrje klubeve sportive të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të federatave sportive në Serbi që të integrohen në strukturat tona organizative dhe bëhen pjesë e aktivitetit legjitim sportiv në Kosovë.

Përkundër iniciativave të tilla, në Federatat e Sportit të Kosovës ende nuk ka asnjë klub anëtar nga komuniteti serb.

Në këtë mbledhje po ashtu u kërkua që integrimi i klubeve sportive në Federatat e Sportit të Kosovës, duhet trajtuar me prioritet të lartë nga niveli institucional dhe sportiv i Republikës së Kosovës.

Pas diskutimeve, Këshilli nxori dy rekomandime:

1.Këshilli i rekomandon ministrit që procesi për integrimin e klubeve sportive që nuk janë pjesë e Federatave Sportive të Kosovës, të bëhet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Sportit në të gjitha komunat e Kosovës,

2.Këshilli i rekomandon ministrit që përpjekjet për integrimin e klubeve sportive në aktivitetet zyrtare të sportit kosovar, të vazhdohen të bëhen edhe nga Federata Sportive të Kosovës që janë të licencuara në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Këshilli paralajmëron të gjitha klubet që nuk janë pjesë e Federatave Nacionale të Kosovës se për organizimin e aktiviteteve ilegale sportive do të jenë të detyruar që të zbatojnë ligjet e Kosovës, ku parashihen edhe sanksionet ndaj personave, apo subjekteve që nuk i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori