LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual

Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual
Foto: Ilustrim

Gjykata e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit për një muaj ndaj R.Th., i dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedures paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R. Th., për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.


Kodi Penal i Kosovës parasheh që sulmi seksual i cili kryhet ndaj personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, siç thuhet në nenin e cituar në komunikatë, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vite.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të provave dhe fakteve të çështjes të dorëzuar nga Prokuroria ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R. Th. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, pikat: 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori