LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj një të dyshuari në Prizren për sulm seksual të një 13 vjeçareje

Paraburgim ndaj një të dyshuari në Prizren për sulm seksual të një 13 vjeçareje
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, ndaj të pandehurit Sh.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Më datë 7 mars në orët e mesditës, i pandehuri Sh.B., pasi që e kishte marrë me veturën e tij të dëmtuarën – fëmijën 13 vjeçare, i pandehuri Sh.B., prek të dëmtuarën në këmbë afër gjurit dhe në pjesë të ndryshëm të trupit derisa e dëmtuara ishte e ulur në ulësen e parë të pasagjerit, dhe në një moment gjatë lëvizjes vetura ndalet nga patrulla e  Policisë, ku edhe i pandehuri shoqërohet në Polici…Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.


Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që i kanoset për këtë vepër penale e cila parashikohet me dënim me burgim prej dhjetë deri në 20 vjet, si dhe peshës së veprës penale e cila është e natyrës mjaftë të rëndë.

Po ashtu qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar andaj nëse i pandehuri lihet në liri ka arsye për të besuar se i njëjti do të ndikojë tek fëmija si dëmtuar apo edhe familjarët e saj në ndonjë mënyrë të caktuar për të ndryshuar deklarimet apo edhe të asgjësoje apo fsheh ndonjë provë materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori