LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj, therën me thikë njëri-tjetrin

Paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj, therën me thikë njëri-tjetrin

Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A dhe B.M. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim  i rëndë trupor.

Sipas një njoftimi për media thuhet se , gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se i pandehuri F.A. më 20.05.2021, në Ferizaj, me mjet të rrezikshëm – thikë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit B.M., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje në mes vete me thikë e godet në krah dhe i shkakton lëndime trupore, ndërsa i pandehuri B.M. në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me një mjet të rrezikshëm shufër metalike, e godet në trup dhe në pjesën e fytyrës dhe i’a ka thyer dhëmbët të dëmtuarit F.A., dhe nga kjo i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri F.A. më 20.05.2021, në Ferizaj, me mjet të rrezikshëm – thikë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit B.M., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje në mes vete me thikë e godet në krah dhe i shkakton lëndime trupore, ndërsa i pandehuri B.M. në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me një mjet të rrezikshëm shufër metalike, e godet në trup dhe në pjesën e fytyrës dhe i’a ka thyer dhëmbët të dëmtuarit F.A., dhe nga kjo i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se të njëjtit të gjendeshin në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori