Për shkak të mashtrimit të rëndë ekonomik, një kosovar 45-vjeçar është dashur të paraqitet para Gjykatës rajonale në Neustadt. Ai ka marr të holla nga sigurimi i ekzistencës minimale dhe nga përkujdesja, në një shumë prej mbi 60.000 euro
Në Gjykatën rajonale të Wiener Neustadt, të hënën u zhvillua procesi gjyqësor ndaj një personi me shtetësi të dyfishtë austriako-kosovare.
Në fillim të procesit, gjykatësja u habit në pyetjen se çfarë nënshtetësie ka i akuzuari: “Austriake dhe kosovare”, ishte përgjigjur i pandehuri.
Gjykatësja: “A është edhe kjo ligjore?”
Por kjo pyetje e preokupoi gjykatën vetëm për pak kohë, pasi, akuza kryesore ishte: Mashtrim i rëndë ekonomik, i pandehuri ka marrë në mënyrë të paligjshme për vite me radhë fonde sociale nga shteti, gjegjësisht nga Niederösterreich, shkruan “Heute”, përcjell Albinfo.ch.
Nga viti 2010 e deri në vitin 2017, 45-vjeçari për një kohë të gjatë ishte gjithmonë jashtë vendit (kryesisht në vendlindjen e tij), por nuk i kishte raportuar udhëtimet.
Dhe: Gruaja e tij thuhet se ka pasur një traumë psikologjike nga lufta – kështu që çifti ka marrë ndihmë për përkujdesje (niveli 2 i përkujdesjes).
Kosovari gjithsej ka marr 59.297,71 euro në kuadër të sigurimit të ekzistencës minimale dhe ndihmës për përkujdesje në vlerë prej 2.160 euro, në mënyrë jashtëligjore.
Me këto para, thuhet se kosovari në vendlindje është duke ndërtuar një shtëpi, (në një pronë të huaj).
Në gjykatë ishin ftuar dëshmitarë të shumtë (fqinjët, nipi dhe vëllai).
Nipi i tij nuk tha një ndonjë fjalë të mirë për xhaxhain e tij: “Ky është një njeri me të cilin askush nuk do të donte të jetë mik”.
Vëllai i të pandehurit: “Gruaja e tij nuk ka probleme mendore, nuk ka trauma lufte siç pretendon ai dhe ajo”, përcjell albinfo.ch.
Situatë e vështirë: 45-vjeçari në gjykatë përgjigjej vetëm nëpërmjet përkthyesit, megjithëse të gjitha korrespondencat lidhur me referencat (si dhe ankesat, kundërshtimet, etj.) ishin shkruar gjithmonë në gjermanishten më të pastër.
Por, ai nuk i pranoi akuzat duke pretenduar se bëhet fjalë për djalin e tij.
Gjykatësja iu besoi dëshmitarëve dhe të akuzuarin e dënoi me 14 muaj burgim të kushtëzuar (vendimi është jo përfundimtar).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës