LAJMI I FUNDIT:

Para lansimit të iPhone 6s, Samsung flet për Galaxy S7

Para lansimit të iPhone 6s, Samsung flet për Galaxy S7

Pak orë para lansimit të iPhone 6s, Samsung ka zbuluar me sa duket disa detaje për Galaxy S7 që pritet të nisë në vitin 2016.

Sipas një raporti të ri thuhet se do të ketë dy versione të ndryshme të Samsung Galaxy S7, një me një ekran prej 5.2 inç, dhe tjetri me një ekran prej 5.8 inç.

Sony njoftoi kohët e fundit se modeli i parë i telefonit vjen me ekran 4K – Sony Xperia Z5 Premium dhe tani me sa duket Samsung ka plane të ngjashme për modelet e reja të Samsung Galaxy S7.

Samsung Galaxy S7 do të jetë me një procesor të ri Samsung Exynos, ose kompania mund të vendosë për përdorimin e versionit të ri të procesorit Qualcomm Snapdragon 820 në S7.


Telefoni i ri i Samsung thuhet se do të vijë gjithashtu me 4GB RAM.

Ne nuk presim të shohin ndonjë model të ri të Galaxy S7 deri vitin e ardhshëm.