Shipitulla, zonë tanimë e shpallur me interes të veçantë – para gjashtë viteve nuk kishte më shumë se 60 shtëpi, sot aty janë mbi 200
Qamil Mjeku banor në lagjen Mjekiqi të fshatit Shipitullë, zonë kjo e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, është njëri ndër banorët e parë të kësaj lagjeje.
Në këtë zonë, për vetëm gjashtë vite thuhet të jenë ndërtuar mbi 200 shtëpi, pasi që sipas banorëve të cilët kanë jetuar në këtë vend, para gjashtë viteve kjo zonë nuk ka numëruar më shumë se 60 shtëpi.
Të gjitha këto shtëpi do t’i nënshtrohen shpronësimit dhe zhvendosjes, për t’i lënë vend mihjeve për kërkim të rezervave të thëngjillit, që do të bëhen në ato zona.
Disa nga banorët që jetojnë aty thonë se shtëpitë u ndërtuan viteve të fundit dhe se në shumë prej tyre nuk banon askush.
“Kur kam ardhur para gjashtë viteve nuk kanë qenë më shumë se 40 deri në 60 shtëpi, dhe pas tre-katër muajve kanë filluar ndërtimet. Jam befasuar shumë”.
“Unë jam ndër banorët e parë këtu, kam shtëpinë time, shkoj i kryej punët e mia. A dëshiron të të gënjej dhe të të them që banojnë të gjithë [nëpër shtëpi]… jo nuk banojnë të gjithë këtu”, thotë Qamil Mjeku i cili jeton në këtë lagje me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten.
Shtëpia prej 128 metrash katrorë, nga autoritetet në Kosovë, i është paraparë t’i kompensohet në vlerë prej afër 39 mijë eurosh, për ç’gjë zoti Mjeku thotë se është shumë vlerë e ulët.
Ai thotë se ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për shpronësim, por do ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë si banor i këtij vendi, edhe ia fali shtetit, vetëm mos me mbet në terr qytetarët e Kosovës, por, edhe këta duhet të bëjnë shpronësim meritor dhe ta na marrin në punë, të na punësojnë”, thotë Mjeku.
Për shkak të mihjeve që zhvillohen në këto zona të Kosovës dhe në kërkim të rezervave të thëngjillit, kjo zonë është shpallur e rrezikshme për banim, nga autoritetet e vendit, pasi që edhe ajri konsiderohet të jetë i ndotur.
Gruaja e Qamilit, Shyhretja, thotë se vendi nuk është i përshtatshëm për të rritur fëmijët dhe se do të largohet nga aty, nëse autoritetet do t’ua siguronin një jetë më të mirë.
“Me pas zgjidhje tjetër kurrë nuk i kisha sjellë fëmijët të jetojnë këtu. Milionat me i marrë nga KEK-u, nuk kisha ardhur këtu. Do të doja vetëm burrin ta punësojnë”, thotë ajo.
Autoritetet në Kosovë javë më parë kanë paralajmëruar se Kosova do të përballet me krizë energjetike për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit, e që rezerva të këtij produkti janë në po këto zona ku janë të vendosura këto shtëpi.
Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike.
Edhe Abide Mjeku, banore në këtë fshat, thotë se janë të pakënaqur me vlerësimin për kompensim që u është bërë tokave dhe shtëpive të tyre.
“210 euro e kanë vlerësuar metrin katror të shtëpisë. Nga 105 metra katrorë sa e kemi shtëpinë, ata e kanë zbritur në 55 metra. Nëse unë shkoj e blej banesë diku me këto para, ata e llogarisin metrin katror aq sa është dhe nuk heqin metra, siç na kanë bërë neve KEK-u”.
Ajo thotë se së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin jetojnë në këtë fshat që nga viti 2010 dhe se nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen për shpronësim nëse nuk u ofrohen kushtet që ata kërkojnë.
“Nëse shtetit po i duhet energji elektrike për krejt Kosovën, normalisht që ne dalim nga këtu, por edhe ata duhet ta paguajnë këtë. Nëse ne dalim nga këtu, qysh jetojmë pa pasur kushte. Kërkojmë tokë, qysh marrin ata tokë nga ne, kërkojmë shtëpinë të na ndërtojnë dhe të na punësojnë. Këtu po i marrin milionat e ne të dalim pa asgjë … kemi fëmijë dhe na duhen paratë”, thotë ajo.
“Nuk po mundemi të bëjmë as kopsht, të mbjellim pemë, duke na thënë që po ju largojmë”, thotë ajo.
Korporata Energjetike e Kosovës deri më tani ka arritur marrëveshje për shpronësim me disa familje të fshatit Shipitullë.
Qeveria në largim e Kosovës ka nxjerrë vendimin me të cilin aprovon shqyrtimin e kërkesës për shpronësim.
Procedurat për marrjen e kësaj toke nga autoritetet e vendit është bërë e ditur se do të përmbyllen në pjesën e parë të muajit shtator të këtij viti, por se e gjithë kjo kërkon edhe miratimin e banorëve. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet