Poezi nga: Yiannis Ritsos (fragment poezie) Përktheu: Iliaz Bobaj

Ëndrra e fëmijës është paqja
ëndrra e nënës është paqja.
Fjalët e dashurisë nën pemë
janë paqja.


Treni që shkon drejt së ardhmes
mbi shinat e vargjeve të mia
i ngarkuar me grurë dhe trëndafilë
është paqja,

Vëllezër,
mes paqes frymon tërësisht e gjithë bota me të gjitha ëndrrat tona
i jepni duart vëllezër
ajo është paqja.