Analisti i njohur gjerman, Andreas Ernst analizon raundet e bisedimeve mes dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq në Bruksel e mbron idenë e përgjegjësisë më të madhe të dy palëve për gjetjen vetë të zgjidhjes.
Të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen për një seri të re negociatash në Bruksel. Të mërkurën u zhvillua në Bruksel raundi i dytë. Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të detyrueshme nga ana e së drejtës ndërkombëtare, shkruan Andreas Ernst.
“Vetëm në vitet e fundit në të dy vendet është krijuar vetëdija, se sa të larta janë kostot e një konflikti të vazhdueshëm e të ngrirë. Por sidomos u bë e qartë se as Beogradi e as Prishtina nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre strategjik për anëtarësim në BE pa një zgjidhje të pranueshme të dyanshme.”
“Ato nuk janë të pjekura aq sa duhet për të kërkuar vetë një zgjidhje”
Por çfarë ka shkuar keq në dhjetë vitet e fundit, shtron pyetjen analisti i njohur i gazetës Neue Zürcher Zeitung. “Shumë, por jo gjithçka. Aktet e dhunës janë bërë të rralla për shembull. Ajo që duhet marrë parasysh në këtë fazë të fundit është se BE ka nevojë për një metodë të re negociimi, që duhet të dallojë nga ajo që përdorën fuqitë perëndimore në rrugën e pavarësisë së Kosovës.
Ajo që ndodhi në shkurt deri në shtator 2006 nën drejtimin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari nuk ishin negociata të vërteta mes Prishtinës dhe Beogradit. Çështjen e statusit e kishin vendosur kabinetet e QUINT-it…Ahtissari…me bisedimet e tij kishte si synim ‘t’ua shiste’ të dyja palëve këtë vendim…Ambasadori britanik i pyetur në 2007-n, se pse të dyja palët nuk kërkojnë vetë një zgjidhje u përgjigj: ‘Ato nuk janë të pjekura aq sa duhet për të kërkuar vetë një zgjidhje’…Si dikur princët edhe Quint-i besonte se subjektet kokëforta duhet të detyroheshin për lumturinë e tyre….”
Të dyja palët të gjejnë vetë zgjidhjen, BE të ofrojë kuadrin
Analisti Andreas Ernst, kritik ndaj kësaj strategjie të perëndimit, – që solli një kushtetutë për kosovarët, që as ata nuk e donin, sepse serbëve u garantonte të drejta të ekzagjeruara, por as serbët, sepse ajo i bënte kosovarët të pavarur – e kthen vështrimin tek aftësia e të dy palëve për t’i zgjidhur vetë problemet e tyre. “Janë kosovarët dhe serbët që e kanë vetë në dorë çelësin për të ardhmen e tyre.
Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje që i hap rrugën njohjes së dyanshme dhe me këtë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB e më vonë të dy shteteve në BE….Për këtë kërkohet që BE të marrë rolin e “sekserit të ndershëm”…e më mirë në rast nevoje të zhvillohet një proces disavjeçar negociimi se sa një procedurë e shpejtë e komanduar nga jashtë. BE duhet të tregojë vijat e kuqe, por ato nuk duhet të prekin përmbajtjen e marrëveshjes, por kuadrin e saj. Faktikisht mjaftojnë dy rregulla të hekurta: Ndalim absolut i dhunës dhe parashtrimin, se marrëveshja duhet të legjitimohet nga referendume në të dy vendet.”
Këmbim territoresh?
Analisti i NZZ, Andreas Ernst prek edhe një tabu. Sipas tij duhet të bjerë tabuja e ndryshimit të kufijve me ujdi.
“Ky parim bazë u forcua nga fuqitë perëndimore përpara pavarësisë së Kosovës, për të tërhequr vëmendjen nga ajo, se vetë ky akt në vetvete ishte një ndryshim kufijsh…në mënyrë që rasti i Kosovës të mos imitohej në rajon…ai u deklarua si Sui Generis, i veçantë. Kësaj i duhet qëndruar: E qartë që nga zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk afrohen dot receta për mënyrën e zgjidhjes së konflikteve të tjera në rajon.
Por duhet t’u lihet vetë palëve në konflikt të vendosin se brenda cila kufijve ato do ta njihnin njëra-tjetrën. Prej kohësh qëndron pezull ideja e këmbimit të territoreve mes rajoneve të banuara me serbë në jugun serb dhe komunave serbe në veri…nuk bëhet fjalë për të ofruar në vend të paketës së dështuar të Ahtissarit, një “recetë këmbimi. Por që palët të kërkojnë vetë një zgjidhje….Ka ardhur koha që Serbisë dhe Kosovës t’u kujtohen detyrimet. Një paqe të qëndrueshme mund ta arrijnë vetëm armiqtë e dikurshëm.”/dw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht