LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 16° cloudy

Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban

Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kryeqytetit tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.

Sipas Ramës, nga data 1 janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke përfshirë këtu edhe çmimet e biletave, e ku thuhej se bileta ditore e cila kushton 80 cent, vlen po ashtu për të gjitha linjat.

Mirëpo, rreth kësaj bilete ka disa paqartësi, pasi disa qytetarë janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, duke thënë se biletën ditore tashmë nuk po mund ta përdorin për 24 orë, pasi sipas kondukterëve ajo vlen vetëm për tetë orë.


Për këtë problem, Telegrafi ka kontaktuar me Trafikun Urban, të cilët në një përgjigje për Telegrafin, thonë se bileta ditore vlen në të gjitha linjat, për datën të cilën është blerë.

“Ju njoftojmë se çmimet dhe oraret për linjat e autobusëve i përcakton Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Shërbimeve Publike. Bileta ditore 0.80 cent vlen në të gjitha linjat, për datën të cilën është blerë bileta deri në orën 00:00. Po ashtu për informata të tjera mund të informoheni nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Më herët, qytetarët kanë mundur ta shfrytëzojnë biletën ditore për 24-orë, ndërsa me ndryshimet e reja duket se ajo do të përdoret vetëm në datën që është blerë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori