Në të gjithë territorin, mbi 98 mijë persona në mënyrë aktive kërkojnë punë, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë për Punësim në Maqedoni. Nga ana tjetër, ueb faqja e po kësaj agjencie tregon se janë rreth 10 mijë vende të lira të punës. Por pse në këto vende nuk punësohen ata që kërkojnë punë? Arsyeja nuk është aq shumë për mungesën e profesionistëve sa që është për specifikat që punëdhënësi kërkon, tregon zëvendës-udhëheqësi i sektorit të Shkupit në Agjencinë për Punësim.
“Të gjitha profesionet, nuk mund të them se janë deficitare, gati se të gjitha profesionet i kemi në sistemin tonë por janë specifike. Nëse punëdhënësi kërkon disa shkathtësi, për shembull, njohja e gjuhës angleze, certifikata të ndryshme të cilat personi në fjalë nuk i ka, aty hasim mosmarrëveshje në atë lidhshmërinë mes punëdhënësit dhe palës që kërkon punë”, tha Isni Jakupi – nga agjencia për punësim.
Përveç profesioneve dhe kritereve specifike, sipas kryetarit të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, ka edhe një arsye tjetër se pse në Agjencinë për Punësim rezultojnë kaq shumë vende të lira të punës.
“Ka punëdhënës të cilët vazhdimisht kanë shpallje të hapur për një vend pune dhe nuk ka detyrim ligjor që kur ta punësojë personin, të bëjë edhe një procedurë tjetër që ta mbyllë shpalljen, kështu që një prej arsyeve është që vazhdimisht ka konkurse të hapura për vende pune që janë plotësuar”, u shpreh Mile Boshkov – Konfederata e biznesit e Maqedonisë.
Si nga Agjencia për Punësim poashtu edhe nga Konfederata e Biznesit, pohojnë se profesionet më deficitare në vend janë ato të teknologjisë informatike, si programuesit, informaticientët, por gjithashtu ndihet edhe mungesa e arkitektëve, inxhinierëve si dhe ndërtuesve të kualifikuar. Ndërkaq, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se profesionet për të cilat kompanitë kanë nevojë por nuk mund të gjejnë punëtorë, janë të fushës së metalurgjisë, makinerisë, hotelierisë dhe turizmit. Zgjidhja për mungesën e kuadrove të kualifikuar është modeli dual i arsimimit, thotë Boris Trimçev, këshilltar në Odën Ekonomike.
“Konsiderojmë se aktiviteti që mund të ndërmarrim drejt balancimit të tregut të punës është që tranzicionin nga shkolla në vendin e punës ta bëjmë më të lehtë. Ky tranzicion është pikërisht modeli dual i arsimit, sepse bëhet fjalë për kombinim të teorisë dhe praktikës, e cila bëhet nëpër kompani”, tha Boric Trimçev – Këshilltar në odën ekonomike të RM-së.
Arsimi joformal, trajnimet dhe kualifikimet në disa profesione janë zgjidhje tjetër që punëtorët të kapin ritmin e zhvillimeve teknologjike. Përveç atyre që në mënyrë aktive kërkojnë punë, ka edhe nga ata që nuk duan të punojnë dhe e shfrytëzojnë sistemin e asistencës sociale.
“Disa nga ta në të vërtetë nuk kanë mundësi të punojnë andaj janë në numrat e të papunëve, dhe në këtë mënyrë marrin sigurim social, megjithatë pjesa tjetër e të papunësuarve, de-fakto ne konsiderojmë se janë në ekonominë ose zonën gri dhe e keqpërdorin ligjin dhe sistemin, prandaj nuk paraqiten dhe nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive”, tha Mile Boshkov – Konfederata e biznesit e Maqedonisë.
Të dhënat për tremujorin e parë të 2018-s të nxjerra nga Enti shtetëror për Statistikë tregojnë se niveli i papunësisë në Maqedoni është 21.6% ose 206 mijë e 748 të papunë. Sipas këtyre statistikave, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i të papunëve është ulur për 0,3%. Sa u përket vendeve të lira të punës, statistikat e Entit shtetëror tregojnë se në tremujorin e parë të 2018-tës, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.68%. Prin sektori për shërbime dhe shitje që ka 2929 vende të lira. Sipas të dhënave, rajoni i Pellagonisë ka shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova