Papa Françesku ka kritikuar ligjet që homoseksualitetin e cilësojnë krim, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë.

Ai u bëri thirrje gjithashtu peshkopëve katolikë që të mirëpresin personat e komunitetit LGBTQ në Kishë.


"Ne jemi të gjithë fëmijët e Zotit dhe Zoti na do ashtu siç jemi. Homoseksualiteti nuk është krim. Është mëkat. Epo, duhet të dallojmë mëkatin dhe krimin. Mëkat gjithashtu është të mos bësh vepra të mira”, tha i pari i Kishës Katolike, raporton cnbc.

ad89e26a d5ba 4404 98b6 3bdc79c0cad0

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që homoseksualitetin e cilësojnë krim ose diskriminojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Përafërsisht 67 vende ose juridiksione në mbarë botën dënojnë marrëdhëniet seksuale të së njëjtës gjini, 11 prej të cilave pjesëtarët e këtij komuniteti i dënojnë me vdekje.

Në SHBA, më shumë se një duzinë shtete kanë ende ligje kundër homofobisë, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2003 që i shpalli ato ligje jokushtetuese.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për shfuqizimin e ligjeve që kriminalizojnë drejtpërdrejt homoseksualitetin, duke argumentuar se ato shkelin të drejtat për privatësi dhe liri. /Telegrafi/