LAJMI I FUNDIT:

Papa arriti në Birmani, vazhdon kriza e refugjatëve

Papa arriti në Birmani, vazhdon kriza e refugjatëve

Papa Françesku sot ka arritur në Rangun të Birmanisë në kuadër të turneut të tij gjashtë ditësh, me ç’rast do ta vizitojë edhe Bangladeshin, në periudhën e krizës së refugjatëve të komunitetit mysliman rohinxha, e cila është shndërruar në njërën prej krizave më të mëdha në botë.

Mijëra besimtarë katolikë nga e gjithë Birmania, e njohur edhe si Mianmar, janë tubuar sot në kryeqytetin Rangun për ta përshëndetur Papën.

Pritet që Papa Françesk të diskutojë për krizën e refugjatëve rohinxha në takimet e tij me shefin e armatës së Birmanisë, Min Aund Hlaing, dhe me lideren civile të këtij vendi, Aung San Suu Kyi, e cila ishte fituese e Çmimit Nobel për Paqe.


Më se 620 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman rohinxha janë larguar nga shteti Rakhine në Birmani dhe kanë kaluar në Bangladeshin fqinj, gjatë tre muajve të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara këtë gjendje e kanë përshkruar si “pastrim etnik”.

Dhuna në këtë shtet me popullatë shumicë budiste ka filluar në periudhën e goditjes ushtarake, pas sulmeve nga ana e kryengritësve rohinxha në Rakhine.

Qeveria e Birmanisë i ka hedhur poshtë akuzat se në shënjestër të aksioneve të saj ishin civilët, duke thënë se sulmet ishin drejtuar kundër militantëve. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori