Ai ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor dhe tani duket se është momenti të vijë me një këngë para fansave.

Bëhet fjalë për reperin Skivi, i cili duket se ka nisur xhirimet e një videoje të re që do të jetë mjaft e veçantë.


Reperi që konfirmoi se vet po vjen me album, tashmë është në finalizim e sipër të videoklipit të ri.

Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videokëngës.

"Panika", titullohet kënga e re e prishtinasit, i cili ka vite që vepron si këngëtar solo pas ndarjes me Ledri Vulën.

Kujtojmë se Skivi bëri të ditur largimin nga Babastars kohë më parë, teksa mbeti pezull emri i labelit dhe e gjithë veprimtaria, duke parë se aksionarë ishin pothuajse të gjithë anëtarët.

Ndryshe, ai ka konfirmuar se gjatë këtij viti do të vijë me album të ri i cili do të shoqërohet me disa klipe. /Telegrafi/