LAJMI I FUNDIT:

Panik në gjithë Gjermaninë, evakuime për shkak të paralajmërimeve për bomba

Panik në gjithë Gjermaninë, evakuime për shkak të paralajmërimeve për bomba

Bashkitë e qyteteve u evakuuan në disa pjesë të Gjermanisë pas paralajmërimeve për bomba, njofton gazeta Bild.

Siç raportohet, ndërtesat e bashkive u evakuuan në Augsburg, Kaiserslautern, Schemnic, Göttingen, Neunkirchen dhe Rendsburg.

Gazeta gjermane shkruan se kërcënimet janë dërguar drejtpërdrejt në adresën e e-mailit të shtëpive të qytetit, dhe ky informacion është konfirmuar nga hetuesit në disa qytete.


Për momentin nuk ka dëshmi të një pajisje shpërthyese në asnjë prej ndërtesave të bashkive.

Në Augsburg u evakuua bashkia e qytetit pas njoftimit, dhe të gjitha linjat e tramvajit që i afroheshin asaj u pezulluan. Në Kaiserslautern, kërcënimi erdhi përmes e-mailit dhe policia menjëherë shkoi në ndërtesën e bashkisë. Zona rreth saj është e rrethuar, por aktualisht nuk ka kërcënim.

Thuhet se në Göttingen, hetuesit në terren mbërritën rreth orës 9:00.

“Aktualisht nuk ka njerëz në ndërtesë,” i thanë ata gazetës Bild, duke shtuar se gjithçka ishte e mbyllur.

Hetuesit po planifikojnë të kërkojnë të gjithë ndërtesën me qentë e kërkimit për eksplozivë.

Në Neunkirchen, policia gjithashtu ndërhyri, pas një raporti mbi një bombë që erdhi herët në mëngjes.

“Bashkia e qytetit është mbyllur përkohësisht”, tha policia në qytetin gjerman. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Amerika
Kalo në kategori