Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.
INSTAT raportoi se në 2020 rezultojnë 2.232 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rënie me 66,0%, krahasuar me vitin 2019.
Azilkërkuesit me origjinë nga Siria dhe Iraku rezultojnë respektivisht 876 dhe 339 azilkërkues, duke zënë 54,4% të azilkërkuesve gjithsej.
Azilkërkuesit në Shqipëri
Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, rezultojnë 2.232 persona. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ata me origjinë nga Siria me 876 azilkërkues, Iraku me 339 azilkërkues, Afganistani me 316 azilkërkues dhe nga Maroku me 297 azilkërkues.
Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se numri i azilkërkuesve femra është 501, ndërsa i meshkujve është 1.687. Vihet re një dominim i meshkujve në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri me 75,6% të numrit gjithsej të azilkërkuesve. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e parë, të cilët përbëjnë 97,7% të azilkërkuesve gjithsej.
Gjatë viti 2020 rezultojnë 4 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, ku të gjithë këto raste i përkasin shtetasve nga Siria.
Bie marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare
Në 2020 rezultojnë 423 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rënie me 12,8%, krahasuar me vitin 2019. Në 2020, rezultojnë 513 persona të cilët kanë lënë shtetësinë shqiptare, duke pësuar rënie me 30,8%, krahasuar me vitin 2019. Lënia e shtetësisë shqiptare arriti rekord në vitin 2019, me 741 persona, por në vitin pandemik kjo tendencë u ngadalësua ndjeshëm./tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë