LAJMI I FUNDIT:

Pandemia u solli shumë para, Shtetet e Bashkuara bëhen me 56 miliarderë të rinj – e konfirmon edhe Wall Street

Pandemia u solli shumë para, Shtetet e Bashkuara bëhen me 56 miliarderë të rinj – e konfirmon edhe Wall Street

Edhe pse coronavirusit shkatërroi jetë, kursime dhe kompani të vogla amerikane, viti që lamë pas nuk ishte edhe aq i keq në aspektin financiar për të gjithë – Wall Street nga fillimi i pandemisë është bërë me 56 miliarderë të rinj, shkruan NBC News.

Në periudhën nga mesi i marsit e deri më 22 dhjetor, SHBA-të janë bërë me 56 miliardë të rinj – në një total prej 659, kurse pasuria e tyre nga fillimi i pandemisë është rritur në mbi tre trilionë dollarë, thuhet në raportin e dhjetorit që së bashku është përpiluar nga Instituti për Studime Politike dhe organizata “Amerikanët për drejtësi tatimore”, transmeton Telegrafi.

Raporti është përpiluar bazuar në të dhënat që i ka mbledhur Forbes dhe tregon së miliarderët posedojnë pasuri prej rreth katër trilionë dollarë, që i bie dy herë më shumë sesa që kanë 165 milionë amerikanët më të varfër.


Dhjetë miliarderët së bashku fitojnë mbi një trilion dollarë. E në mesin e miliarderëve të rinj janë pesë emra tashmë të njohur si Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates, Kanye West dhe Tyler Perry.

Megjithatë ata përjashtohen nga kjo lisë, e shumica e miliarderëve të rinj janë njerëz që pasurinë e kanë bërë duke bërë biznes dhe shitur aksione. Në mesin e tyre është edhe ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, Scot McKenzey, pasuria e të cilës brenda ditës është rritur dukshëm falë rritjes së vlerës së aksioneve.

Motori i rritjes së pasurisë së tyre ka qenë përgjigja e paparë e politikës monetare në stabilizimi i tregjeve financiare në ditët e para të pandemisë, që ka nxitur një lloj rritje të aksioneve

Kur Wall Street është gjetur buzë greminës në mars, Rezervat Federale janë kyçur duke premtuar përqindje të ulëta në ruajtjen e likuiditetit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ky është Cybertruck i ri bazë, a mund ta ndihmojë prodhuesin të tejkalojë vështirësitë nga rënia e shitjeve?

Ky është Cybertruck i ri bazë, a mund ta ndihmojë prodhuesin të tejkalojë vështirësitë nga rënia e shitjeve?

Auto
Burri nga Luiziana përshkoi një milion kilometra me Toyota Tundra, dhe atë dy herë

Burri nga Luiziana përshkoi një milion kilometra me Toyota Tundra, dhe atë dy herë

Auto
Volvo Cars mund t'i duhet deri në dy vjet për të zgjeruar prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat, thotë CEO i kompanisë

Volvo Cars mund t'i duhet deri në dy vjet për të zgjeruar prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat, thotë CEO i kompanisë

Auto
Prodhuesi kinez e kopjon turpshëm BMW X4, për dizajnin e SUV-it të ri (Foto)

Prodhuesi kinez e kopjon turpshëm BMW X4, për dizajnin e SUV-it të ri (Foto)

Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve që ndoshta as nuk i mbani mend

Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve që ndoshta as nuk i mbani mend

Auto
Vetura misterioze që askush nuk po mundet ta identifikojë

Vetura misterioze që askush nuk po mundet ta identifikojë

Auto
Kalo në kategori