Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, çertifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit?
Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).
Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.
Në të gjithë Gjermaninë që sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.
Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve është mbi tre, pra, 3 në100.000 dërgohen në spital pas një infektimi me Covid.
Në varësi nga zhvillimi i pandemisë në secilin land, këto masa parashikojnë për shembull, ndalimin e hyrjes në restorant, në ambjente të kohës së lirë, si palestra, stadiume, bare e koncerte për personat e pavaksinuar.
Masa të tilla ndërkohë kanë filluar të merren në shumë lande të Gjermanisë, sidomos në Bavari, Berlin, Baden Württenberg, Saksoni etj, ku incidencat sa vijnë e shtohen.
Situata sa vjen e keqësohet
Shifrat e infektimeve me Covid në Gjermani vazhdojnë të rriten. Instituti Robert Koch (RKI) raporton 66 884 teste pozitive brenda 24 orëve të fundit. Janë 14 058 raste më shumë se të mërkurën e kaluar, kur u raportuan 52 826 infektime të reja. Incidenca shtatë-ditore u rrit sërish në një nivel rekord prej 404.5 nga 399.8 një ditë më parë. Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.
Pas Saksonisë dhe Bavarisë, shtetet federale Baden-Württemberg dhe Saksonia e Ulët kanë ashpërsuar masat për aktivitetet sportive për shkak të situatës së rënduar. Qeveria e landit në Stuttgart lëshoi një rregullore të re për koronën, e cila hyn në fuqi nga kjo e mërkurë dhe parashikon që stadiumet dhe ambjentet sportive, mund të përdoren vetëm me 50 për qind të kapaciteteve. Kufiri i sipërm është 25,000 spektatorë.
Lockdown i pashmangshëm?
Për Helge Leonhardt, presidenti i klubit Erzgebirge Aue (Liga e Dytë), kjo nuk mjafton: “Ne kemi nevojë për një lockdown të futbollit deri në fund të dhjetorit. Katër javët e ardhshme janë jashtëzakonisht të vështira”, tha ai në një intervistë për media.
Edhe politikanë dhe ekspertë të tjerë thonë se masat aktuale nuk mjaftojnë për të thyer këtë valë të katërt. Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn është shprehur në një intervistë për Rheinische Post se “në këtë gjendje nuk duhet përjashtuar asgjë, sado e hidhur qoftë.” Spahn do të dëshironte që të veprohet një orë e më parë: “Ne shohim se gjendja në Saksoni, Bavari, Baden-Württemberg dhe Thüringen është shumë serioze”, tha ministri në detyrë.
Kandidati për kryetar të CDU-së, Friedrich Merz, ka sugjeruar një lockdown për të pavaksinuarit. “Kush nuk është vaksinuar apo shëruar mund të shkojë vetëm në farmaci, supermarket dhe te mjeku”, tha Merz për rrjetin e korresondentëve të Berlinit, Redaktionsnetwerk Deutschland, RND.
Merz madje thotë se edhe në punë duhet të lejohen vetëm te vaksinuar ose të shëruar. “Të mos ketë më asnjë të pavaksinuar në zyrë, asnjë deputet të pavaksinuar në Bundestag, asnjë student të pavaksinuar në leksion dhe asnjë futbollist të pavaksinuar në fushë.”
Kritika ndaj shpalljes së mbylljes së gjendjes epidemike
Një element kundërthënës i ligjit të miratuar javën e kaluar është se ai e shpall gjendjen epidemike si të përfunduar. Ligji u miratua javën e kaluar me votat e shumicës së re parlamentare, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët, të cilët së shpejti pritet të krijojnë qeverinë e re.
Ligji nuk e pengon marrjen e masave të rrepta për ndalimin e pandemisë, por shpallja gjendjes së pandemisë si të përfunduar, ishte një sinjal në momentin e papërshtatshëm, mendojnë shumë kritikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë kolegë të saj nga partitë e Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për këtë fakt. Merkel tha javën e kaluar në një konferencë shtypi, se “konstatimi i gjendjes epidemike si të përfunduar ishte i një hap psikologjikisht i gabuar”. Landi i Bavarisë, i udhëhequr nga kristiansociali Markus Söder, mori vendim dje që ta zgjasë gjendjen epidemike, ndryshe nga ç’parashikon ligji federal. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë