LAJMI I FUNDIT:

Pandeli Majko nisë procedurat për t’u rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë si deputet

Pandeli Majko nisë procedurat për t’u rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë si deputet

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka nisur procedurat për t’u rikthyer në Kuvend si deputet i shumicës.

A2 CNN raporton se Majko ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit pas dorëheqjes dhe arrestimit të Alqi Bllakos.

Pandeli Majko nuk arriti të fitonte një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, pasi renditej në vendin e 19 të listës së socialistëve në kryeqytet dhe nuk mundi të thyente herësin që i nevojitej për të siguruar pjesëmarrjen në Kuvend.


Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u arrestuar javën e kaluar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK.

SPAK e akuzon Bllakon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori