Panairi i Janjevës prezanton produkte të ndryshme ushqimore e artizanale të vjetra

Në një panair në Janjevë të Lipjanit në të cilin u prezantuan pemë e perime dhe produkte të tjera ushqimore e artizanale, u tha se institucionet komunale dhe institucionet e tjera duhet të organizojnë më shpesh panaire të tilla me qëllim të shitjes së produkteve vendore.
Në këtë panair dhjetëra gra e burra prezantuan produktet e tyre artizanale e bujqësore, për të cilat thonë e fituan mjaftë shumë para gjatë së hënës.
Fetije Kongjeli, nga rrethina e Janjevës në këtë panair ka prezantuar dhjetëra produkte të ndrysme.
“Unë i kam sjellur disa lloje të reçelave të cilat i kemi prodhuar vetë dhe specat “turshi”. Këto produkte i kemi prodhim vendor të cilat i përgatisim vetë në shtëpi. Kemi shitje nga shtëpia, por edhe në këtë panair jemi të kënaqur. Kemi mbajtur edhe trajnime lidhur me këto produkte. Kërkojmë që panaire të tilla të organizohen sa më shpesh nga institucionet publike dhe nga organizatat e ndryshme”, ka thënë Kongjeli.
Edhe prodhuesja e ëmbëlsirave Maliqe Kongjeli, ka thënë se në këtë panair ka bërë mjaftë shumë shitje.
“Kemi shumë kërkesa për bakllava tradicionale, me petë të terura dhe të lagura, bakllava të tjera të ndryshme, tatlia dhe ëmbëlsira të ndryshme”, ka thënë ajo.
Ajnur Arifi, prej vitesh ka marrë zanatin e gjyshit të tij për prodhimin e produkteve artizanale, ndërkohë në këtë panair thotë se ka bërë mjaftë shumë shitje.
“Prodhoj mjete të ndryshme të punës për bujqësi dhe merrem prej 20 vitesh. I kam 20 produkte të ndryshme dhe këtë zanat e bëjmë nga gjyshi im. Është shumë zanat i vjetër, andaj po dua ta rriti zanatin tim”, ka thënë Arifi.
Edhe Shukrije Kongjeli, merret me prodhimin e bakllavave dhe fliave tradicionale të cilat i shet me porosi për klientët.
“Merrem edhe produke të qumështit, andaj kemi mbajtur edhe trajnime këtu në Janjevë, pastaj bëjmë edhe punime të ndryshme punëdore. Me flia e bakllava merremi qe 5 apo 6 vjet, kurse me produkte të qumështi merremi prej 20 vitesh. Ne kërkojmë që panaire të tilla të organizohen sa më shpesh nga organizatat e ndryshme por edhe nga institucionet publike”, ka bërë me dije ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi