Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: 10-vjeçarja thyen pemën me grushta - e bën copa (Video)

21:"© Caters News Agency
Ky është momenti kur 10-vjeçarja thyen pemën në copa, duke përdorur grushtat.
Evnika Saadvakass nga Voronezh i Rusisë, ushtron që nga mosha 3-vjeçare dhe ëndërron që një ditë të bëhet boksiere profesioniste, transmeton Telegrafi.
Ajo po ushtron në pemë kur i tha babait të saj "babi, dua ta thyej këtë pemë".
Babai i Evnikas, Rustam Saavakass është trajner i boksit profesionist, i cili me kënaqësi po e vëzhgonte nga afër të bijën derisa po e copëtonte pemën.
Saadvakass ushtron Evnikas dhe shtatë të afërme të saj që kur ishin shumë të vogla.
"Evnika trajnon dy herë në ditë. Ajo është e dashuruar marrëzisht në boks, dhe fakti që ka thyer me grushta pemën është dëshmi se do të bëhet një boksiere e mirë", ka shtuar Saadvakass. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































