LAJMI I FUNDIT:

Pamje të frikshme: Momenti kur aeroplani ‘përfshihet nga zjarri’ dhe pasagjerët largohen nga ‘rrëshqitëset emergjente’ në aeroportin e Seattle

Pamje të frikshme: Momenti kur aeroplani ‘përfshihet nga zjarri’ dhe pasagjerët largohen nga ‘rrëshqitëset emergjente’ në aeroportin e Seattle

Disa pamje të reja të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë një aeroplan të Delta duke shpërthyer në flakë pasi u ul në aeroportin Seattle-Tacoma të hënën, më 6 maj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë pjesën e përparme të Airbus A321neo duke lëshuar zjarr dhe tym pas fluturimit nga Kankun, Meksikë.

Siç bëhet e ditur më tej, të gjithë 189 pasagjerët u nxorën me shpejtësi përmes daljes së urgjencës në krah.


Ashwin Menon, një pasagjer kujton se kishte dëgjuar stjuardesat duke thënë: “Leni gjërat tuaja dhe shkoni te daljet”.

“Mendoj se njerëzit iu përgjigjën me panik…”, tha Menon. “Por në përgjithësi ishte një proces mjaft i qetë evakuimi”.

Një zëdhënës i aeroportit zbuloi konfirmoi incidentin ndërkohë që Administrata Federale e Aviacionit tha se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një “njësi e energjisë tokësore”.

Nuk pati lëndime të mëdha si rezultat i incidentit, megjithëse Menon tha se pa disa njerëz që u lënduan ndërsa po zbrisnin në “rrëshqitësin e urgjencës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori