Janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë qindra palestinezë që "bëjnë gjithçka është e mundur të marrin ushqim" ndërsa kamionë me ndihma hyjnë në Gaza nga Rafah.

Pamjet e shpërndara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, TRT treguan njerëz që hipnin në automjete, pasi ushtria izraelite ndaloi armiqësitë për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave.


Izraeli përballet me dënim nga grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe qeveritë e huaja që ia atribuojnë fajin për krizën humanitare në rritje.

Izraeli e ka kundërshtuar ashpër këtë sugjerim.

Benjamin Netanyahu këmbënguli të dielën se Izraeli nuk po përdor urinë si një taktikë - dhe mohoi ekzistencën e urisë në Gaza, ndërsa autoritetet lokale raportuan më shumë vdekje nga kequshqyerja.

"Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza", tha kryeministri izraelit në një konferencë në Jerusalem, ndërsa ndihma filloi të rrjedhë në enklavën e rrethuar.

IDF njoftoi të dielën pauza të kufizuara në tre zona të populluara të Gazës për 10 orë në ditë, pjesë e masave për të hapur rrjedhën e ndihmës.

Ndërkohë të hënën Izraeli theksoi se më shumë se 120 kamionë me ndihma ushqimore ishin shpërndarë nga OKB-ja dhe agjenci të tjera të ndihmës në ditën e parë të pauzës së pjesshme.

Por presioni vazhdon të bjerë mbi Izraelin pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përshkroi situatën si 'uri masive të shkaktuar nga njeriu'.

Kjo pikëpamje u mbështet nga Mbretëria e Bashkuar dhe 27 vende të tjera, të cilat dënuan drejtpërdrejt modelin e Izraelit për dhënien e ndihmës, duke e konsideruar si privimin e banorëve të Gazës nga 'dinjiteti njerëzor'.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët që punojnë në Rripin e Gazës kanë bërë paralajmërime se punonjësit e tyre tani po përballen me urinë.

Tom Fletcher, shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara, tha se priste që pauzat të zgjasnin 'një javë a më shumë', gjë që ai tha se ishte 'qartësisht e pamjaftueshme' për shkallën e 'mizorisë'.

Shefi i ndihmës së OKB-së tha se bota po bënte thirrje për ndihmë humanitare që shpëton jetë - por theksoi se "sasi të mëdha ndihme janë të nevojshme për të shmangur urinë dhe një krizë katastrofike shëndetësore". /Telegrafi/