Mot i ligë ka mbizotëruar pasditen e kësaj të marte në disa rajone të Kosovës.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.


Zonat më të prekura janë: Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajt dhe Mitrovicës.

Ndërkohë, meteorologu Mendim Rugova ka publikuar disa pamje të rrufeve nga stuhia e verës që kaloi mbi kryeqytet, të cilat janë shpërndarë nga "Prishtina Weather".

"Stuhia mbi Prishtinë. Timelapse prej 40 minutash. Vërehen edhe rrufetë në disa pamje. Shpejtësia maksimale e erës e regjistruar në stacionin personal 18.8m/s, apo 68km/h", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

288881798 5234940459886998 7388019274242055188 n

287711444 5234769799904064 8321018793270013635 n

289348272 5234769839904060 8400641869523325953 n

289274637 5234769639904080 6505460499175621978 n