Pamje nga qielli: Kështu duken disa nga ujërat më të ndotura në të gjithë botën

Rreth 4 miliardë njerëz përjetojnë mungesa të mëdha uji për të paktën një muaj në vit dhe rreth 1.6 miliard njerëz - pothuajse një e katërta e popullsisë së botës - kanë probleme për të hyrë në një furnizim të pastër dhe të sigurt të ujit, sipas Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB kërkojnë ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në 2030, organizmi botëror thotë se mungesa e ujit po rritet dhe më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në “rajone të stresuara” nga uji deri në 2050, përcjell Telegrafi.

Një shembull i tillë është edhe Rio Tiete i cili rrjedh si një kanalizim i gjerë i hapur - që është lumi i qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo - është ndër më të ndoturit në vend.

Mbi 100 kilometra të lumit konsiderohen “të vdekur ose shumë të ndotur për pothuajse të gjithë jetën detare”.

Lumi i qelbur, i cili merr qindra ton ujëra të zeza të patrajtuara dhe mbeturina çdo ditë, është një njollë e zezë në qytetin më të pasur të Brazilit.

Por ky nuk është rasti i vetëm në botë.
Kështu, në prag të Ditës Botërore të Ujit të OKB-së më 22 mars, fotografët e Reuters përdorën dronë për të kapur imazhet dramatike të ujërave të ndotur në të gjithë botën. /Telegrafi/




















































