Pamje nga kabina e pilotit të sulmeve ajrore ndaj Houthive

Sulme të tjera u kryen sot ndaj pozicioneve të rebelëve jemenas, Houthi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar objektiva të tjera të Houthive në Jemen.
Tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e sulmeve të forcave ajrore britanike.
Sulmet ajrore të Mbretërisë së Bashkuar mbi pozicionet Houthive në Jemen, gjatë natës, të parë nga kabina e një aeroplani luftarak britanik.
Raportohet se 16 lokacione të ndryshme janë sulmuar nga amerikanët dhe britanikët në të gjithë Jemenin perëndimor.
Ndryshe, një zëdhënës ushtarak i Houthive tha se 73 sulmet rezultuan në vdekjen e pesë luftëtarëve të tyre dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































