LAJMI I FUNDIT:

Pamje e detaje nga dita e varrimit të Jasharajve, Xhafer Murtezaj rrëfen momentet pas masakrës në Prekaz

Pamje e detaje nga dita e varrimit të Jasharajve, Xhafer Murtezaj rrëfen momentet pas masakrës në Prekaz

Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj ka rrëfyer si rrallë herë në detaje ditët e vështira pas masakrës në Prekaz mbi familjen heroike Jashari.

Murtezaj tha se pas vrasjes, fillimisht 53 anëtarët e Jasharajve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur, teksa rrëfeu në vazhdim të gjitha vështirësitë që i patën për të kryer varrimin e tyre duke filluar deri te frika e banorëve e deri te mungesa e mediave.

“Të enjten ka fillu lufta, ka zgjat të premten deri të shtunën. Të dielën i kanë marr trupat, i kanë çu në morg, I kanë kthy diku kah ora 1 ose 2 e natës. Kanë thanë më i marr me i çu me i varros të hënën. I kanë marr i kanë çu me një depo. Asnjë njeri nuk ka pas mundësi atë ditë me dalë, se s’kanë guxu. Tre vetë i kanë ru kufomat atë ditë”.


“E kanë gjetë nënën Salë, e ka pas një goditje nga një predhë, si duket kur ka ra granata e ka rrëzu murin dhe e ka godit, e kishte pas mbulu muri. Po flas për datën 10. E kemi çu, e kemi shti nër shtëpi të Jasharajve. Kemi fillu me i çelë varret. Atë ditë asnjë media se kanë leju me hy. Atë ditë e kemi gjetë edhe familjen e Xhafer”, u shpreh Murtezaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCI” në Klan Kosova.

Sipas tij, Jasharët, prej të enjtes deri më datën 10 kishin pas qëndruar me njëfarë bodrumi.

“I kemi nxjerr, i kemi mbulu me batanije, sepse policia ka qenë me autbolinda, frikësoheshim se po na i marrin”, shtoi ai.

Murtezaj vazhdoi të tregonte në detaje ditën e varrimit të Jasharajve, teksa tha se nga Komuna e Gjakovës i erdhën 56 arkivole, por “në të vërtetë, ne i kemi çelë veç 53 varre se në bazë të shënimeve kush ka munguar janë kanë 56, por veç 53 kufoma janë kanë”.

Kush ishin njerëzit të cilët ruajtën kufomat e Jasharajve, si u mundësua varrimi i tyre, cili hoxhë ndihmoi, cilat media ndërkombëtare përcollën ngjarjen, pse nuk u bë varrimi menjëherë, çfarë iu tha banorëve komandanti serb i Policisë në Skënderaj, pse u raportua se janë varrosur kur në fakt nuk ishin varrosur ende…

Këto dhe shumë detaje tjera në këtë rrëfim ekskluziv mund t’i dëgjoni në videon në vijim:

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori