Palmer: Patjetër të hapen negociatat në mars me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndihmës sekretari i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një tubim të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delphi në Athinë, ai tha se vonesa e fillimit të negociatave tetorin e kaluar me Shkupin dhe Tiranën ishte një gabim historik.
“Lajmi i mirë është se ekziston mundësia për të korrigjuar këtë gabim në mars, në një takim të Këshillit Evropian. Do të dëshironim të shohim një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë”, tha zyrtari amerikan.
SHBA beson se të dy vendet meritojnë të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian dhe kujtuan se raporti i fundit nga Komisioni Evropian ishte pozitiv. Palmer tha se ishte me rëndësi strategjike që BE të fillojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën.
“Është e rëndësishme që BE të dërgojë një sinjal të qartë në Ballkanin Perëndimor që rruga për në Bruksel është e hapur, se ekziston një perspektivë e anëtarësimit eventual të Ballkanit Perëndimor. Edhe Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë vende drejt kësaj rruge”, tha Palmer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja