Palmer: Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për Prishtinën dhe Beogradin

Zëvendës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer deklaroi se Prishtina dhe Beogradi në zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të shërbejnë me shembullin e Maqedonisë së Veriut.
Palmer në një intervistë për Radio Evropa e Lirë – BeH, duke u përgjigjur në pyetjen për rreziqet e sigurisë në rajon dhe rolin e SHBA-së në pajtimin e tyre, tha se Washingtoni është i përkushtuar në partneritetin e tij dhe se ekzistojnë qëndrime të kundërta në rajon, por edhe se janë hapur suksese të rëndësishme.
“Si një shembull me të vërtetë i mirë për këtë, do të sugjeroja në Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë. Atë që e tregoi Marrëveshja e Prespës është se sa është e rëndësishme udhëheqja. Bashkësia ndërkombëtare këtë nuk e ka bërë vetë. Ne e kemi mbështetur këtë. Këtë e kanë arritur kryeministrat dhe ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve dhe të dyja palët kanë ndërmarrë rrezik të konsiderueshëm politik. Gjetën kompromis dhe ia dolën. Dhe me këtë e hapën rrugën drejt ardhmërisë evropiane për Maqedoninë e Veriut, dhjetëra anëtarë të Aleancës tani më e kanë ratifikuar marrëveshjen për inkuadrimin e vendit”, deklaroi Palmer.
Ai shfaqi shpresë se Këshilli i Evropës do të sjell vendim për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.
“Me të vërtetë është dashur shumë guxim që të arrihet kjo marrëveshje, por ky guxim tani po shpërblehet. Shpresoj se liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të marrin mësim nga ky shembull dhe se do të nisen në rrugën e kompromisit dhe gjetjes së një vendimi të mirë”, ka thënë Mathew Palmer.
Ai mesazhin e njëjtë e dërgoi edhe deri tek liderët e Bosnjës e Hercegovinës për të marrë përgjegjësi dhe të jenë të gatshëm për kompromis, por edhe për rrezik, vetë t’i zgjidhin problemet.
Në pyetjen për ndikimin gjithnjë e më të madh të Rusisë dhe të Kinës në rajon, Palmer deklaroi se rajoni është një prej prioriteteve të SHBA-së dhe ashtu do të mbetet.
“Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në këtë rajon. Mendoj se vizioni i SHBA-së dhe i BE-së për këtë rajon është i ndryshëm nga vizioni i Rusisë. ne duam të shikojmë një rajon i cili funksionon sipas rregullave, parimeve, i cili funksionin në harmonizim me institucionet dhe në mënyrë transparente. Rusia, nga ana tjetër ndoshta më shumë dëshiron të shohë rajonin të ndarë, të fraksionuar, në të cilin mbizotërojnë tensionet. Për fat, vizionin që e ndan SHBA-ja dhe BE-ja është i njëjtë si edhe vizioni i vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët duan sukses dhe avancim. Por, kuptohet, Rusia do të vazhdojë me veprimin e saj si deri më tani dhe me ndikimin e saj negativ, që kishim mundësi ta shohim kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Prespës”, deklaroi Palmer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa