LAJMI I FUNDIT:

Palevski: Nuk kam frikë nga burgimi i përjetshëm

Palevski: Nuk kam frikë nga burgimi i përjetshëm

I akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit, Ljupço Palevski Palço, thotë se është dënuar në konferencën për media të mbajtur nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavril Bubevski më 5 dhjetor 2023.

Ai tha se nuk ka frikë nga burgimi i përjetshëm.

“Burgimi i përjetshëm nuk më tremb dhe nuk më prek”, tha Palevski.


Ai tha se aktgjykimi për të tashmë është dhënë në një konferencë për media nga Gavril Bubevski dhe Oliver Spasovski.

“Gjyqtari po e fsheh armën sepse nuk përputhet me aktgjykimin e urdhëruar më parë në një konferencë për media nga Gavril Bubevski dhe Oliver Spasovski. Ka prova që gjyqtari nuk dëshiron t’i shohë dhe as nuk më lejon t’i paraqes. Nuk e di se si gjyqtari do t’i vlerësojë provat kur nuk i ka lexuar ato”, tha Palevski./Telegrafi/