Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron tha se është “thellësisht i shqetësuar” për mundësinë e një offensive të ushtrisë izraelite në Rafah.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha ushtrisë që të hartojë një plan për evakuimin e palestinezëve civilë në Rafah.


Qëllimi i këtij evakuimi në qytetin ku janë strehuar 1.4 milion njerëz, është shkatërrimi i batalioneve të Hamasit.

“Jam i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah - mbi gjysma e popullsisë së Gazës janë strehuar në zone”, shkroi Cameron në rrjetin social X.

“Prioriteti duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të marrë ndihma dhe për të shpëtuar pengjet, pastaj përparimi drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm", deklaroi tutje.

Komentet e tij përkojnë me ato të ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock e cila tha se ideja e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë ishte "një katastrofë humanitare në zhvillim".

Njerëzit në Gaza “nuk mund të zhduken në ajër”, deklaroi ajo. /Telegrafi/