Kampioni dhe lideri Juventus ishte bindës në triumfin prej 4-1 në udhëtim te Atalanta, kurse nga kjo ndeshje veçojmë paraqitjen e Paul Pogbas në mesfushë.

Roma e shkeli Catanian në Torino (4-0) dhe Mehdi Benatia vazhdoi me performancat e mira.


Napoli barazoi ndaj Cagliarit (1-1), Fiorentina mposhti Sassuolon, kurse Lazio u turpërua nga Hellas Verona.

Formacioni i javës së 17-të në Serie A (4-3-3):

Portier: Daniele Padelli (Torino).

Mbrojtës: Maicon (Roma), Mehdi Benatia (Roma), Alessandro Lucarelli (Parma), Thomas Heurtaux (Udinese).

Mesfushorë: Alessandro Diamanti (Bologna), Jorginho (Verona), Paul Pogba (Juventus).

Sulmues: Luca Toni (Verona), Ciro Immobile (Torino), Rodrigo Palacio (Inter).

/Telegrafi/