LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësitë me koalicionet

Pakënaqësitë me koalicionet

Krijimi i koalicioneve të mëdha parazgjedhore shumë politikanë do t’i lërë jashtë listave partiake për deputetë.

Probleme më të mëdha në këtë drejtim kanë PDK-ja dhe LDK-ja për shkak të koalicioneve të tilla

Koalicionet parazgjedhore kanë filluar të krijojnë përçarje të mëdha brendapartiake. Përpos disa zërave kundër koalicioneve të caktuara, sidomos për shkak të mospajtimeve ideologjike, pakënaqësitë më të mëdha kanë të bëjnë me kërkesat e militantëve partiakë për t’u futur në lista për deputetë, shkruan “Zëri”.


Partia më e madhe në vend (PDK) shumë zyrtarë të lartë të partisë do të detyrohet t’i lërë jashtë listave për deputetë për shkak të koalicionit që ka arritur me dy partitë parlamentare, AAK-“Nismë”, si dhe një numër të madh të partive jashtëparlamentare.

Me situatë të njëjtë ballafaqohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për shkak të koalicionit me AKR-në dhe “Alternativën” e Mimoza Kusarit, derisa lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka telashe të tilla, pasi që ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit të këtij viti.

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë për “Zërin” se vendimin për koalicionin PDK-AAK-“Nismë” e kanë marrë kryetarët e partive.

Ai ka pranuar se ka mundur të ketë edhe kundërshtime për një koalicion të tillë, por në fund vendimi është miratuar nga partia. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori