LAJMI I FUNDIT:

“Më pak ndihmë për investimet në Shkup”

“Më pak ndihmë për investimet në Shkup”

Investitorët e huaj, që insistojnë në ndërtimin e një fabrike në zonat industriale të Shkupit do të marrin më pak ndihmë shtetërore, sesa ata që investojnë në zona të tjera brenda shtetit. Ky do të jetë fillimi i një mënyre të re të subvencionimit të kompanive me kapital të huaj, që do të synojnë të fillojnë biznes në vend. Në atë mënyrë, thonë autoritetet se do të inkurajohet zhvillimi i balancuar rajonal.

“Kompanitë që do të vendosin të investojnë në zonat e kryeqytetit do të kenë një vlerë më pak se të tjerat, që do të thotë se nuk do të jenë të autorizuar si deri më tani. Kjo do të thotë që dallimi mes çmimit të tregut që duhet ta paguajnë për marrjen e tokës me qira dhe çmimin që shteti ua ofron, do t’u llogaritet në pakon e ndihmës së shtetit- deklaroi Jovan Despotovski”, drejtor i ZZHTI.

Sipas të dhënave, pa marrë parasysh në cilën zonë gjendet toka dhe sa është investuar në atë zonë, parcelat vlerësohen sipas asaj sa janë të ardhurat e kompanive në atë zonë industriale. Përsëri, këto janë zona në Shkup dhe janë dhjetë herë më të shtrenjta në krahasim me zonat e tjera industriale. Kështu, sipas autoriteteve, qytetarët e atyre qyteteve nuk i ndiejnë përfitimet e investimeve të huaja.


Përvoja e deritanishme ka treguar se investitorët e huaj vendosin të investojnë në zonat industriale të Shkupit për shkak të afërsisë së autostradës që të çon në portin e Selanikut, aeroporti i Shkupit është afër, si dhe qasja nëpër institucionet shtetërore. Deri më tani, 50 milion para shtetërore janë investuar në zonat industriale, ndërsa të ardhurat që i kanë marrë për këto dhjetë vjet arrijnë në diçka më shumë se 40 milion euro. Deri më tani, vetëm një e treta e parcelave në zonat industriale në të gjithë vendin janë përdorur, dy të tretat e tjera janë bosh./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori