LAJMI I FUNDIT:

Pajisjet me të cilat luan Juanflatroo vijnë me zbritje nga Telegrafi Deals

Pajisjet me të cilat luan Juanflatroo vijnë me zbritje nga Telegrafi Deals

Sikur asnjëherë më parë, entuziazmi për video-lojërat, e posaçërisht për Counter Strike: Global Offensive (CS:GO) është rritur si asnjëherë më parë.

Por, pa dyshim se për këtë ndër më meritorët janë edhe ekipi Bad News Eagles, pjesë e së cilit është Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, e të cilët së fundmi kanë arritur të kualifikohen në PGL Major Antwerp!

Sidoqoftë, përtej aftësive individuale e ekipore, rëndësi tejet të veçantë në CS:GO kanë pajisjet me të cilat luajnë lojtarët, e të cilat e rrisin performancën gjatë lojës!

Shkruhet historia, ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO
Lexo po ashtu Shkruhet historia, ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO

Duke marrë parasysh se Juanflatroo mbetet një prej lojtarëve më të mirë në trojet shqipfolëse dhe ka performancë të klasit botëror, Telegrafi Deals po jua sjell në zbritje pajisjet të cilat i përdor vet ai!

Monitor Zowie by BenQ 25” – prej 549.50 në 529.50 me kuponin TelegrafiDeals

Monitori Zowie by BenQ është i dizajnuar enkas për video-lojëra dhe ka një madhësi 25” e cila ofron kualitet Full HD me rezolucion 1920 x 1080 dhe frekuencë 240Hz.

Juanflatroo e përdor këtë monitor që shfaq imazhe superiore me ngjyra të ndezura dhe tejet reale.

Përmes kuponit TelegrafiDeals gjatë procesit të blerjes, ju mund ta blini këtë monitor me ekstra zbritje prej 549.50 në 529.50!


Tastierë Logitech G Pro GX – nga 117.50 në 99.50 me kuponin TelegrafiDeals

Rëndësi të veçantë ka edhe tastiera në CS:GO, e Juanflatroo ia ka dhënë rëndësinë e duhur duke përdorur tastierën Logitech G Pro GX!

Kjo tastierë ka një çmim aktual prej 117.50 eurove, por duke shkruar kuponin TelegrafiDeals, ju mund ta blini atë me 99.50 euro!


Maus Logitech G Pro X Superlight – nga 119.50 në 109.50 me kuponin TelegrafiDeals

Headshot-at e Juanflatroo-s sigurohen vetëm me mausin Logitech G Pro X Superlight.

Ky maus është prej më të popullarizuarve në industrinë e eSports dhe posedon bateri me jetëgjatësi deri në 70 orë dhe rezolucion prej 100 – 25,400 DPI. Mausi ka 5 butona dhe shpejtësi reagimi 1ms.

VëMENDJE: Juanflatroo e posedon ngjyrën rozë të këtij mausi, por për shkak të mungesës së stokut ne po e sjellim në zbritje të njëjtin, por me ngjyrë të bardhë!


Mauspad Steelseries QcK – prej 25.50 në 19.50 euro me kuponin TelegrafiDeals

Ky mauspad ka madhësi L dhe është mauspadi më i përdorur nga gamer-at anë e mbanë botës.

Përbëhet prej mikrofibrave të veshur me gomë e cila nuk rrëshqet në pjesën e poshtme dhe ka cilësi tejet të lartë të punimit.

Juanflatroo e përdor këtë mauspad, të cilin ju gjithashtu mund ta blini me zbritje prej 25.50 në 19.50 me kuponin TelegrafiDeals.


Kufje Kingston HyperX Cloud II – nga 111.50 në 89.50 euro!

Nëse nuk ke kufje të mira në CS:GO, thuajse për 50% zvogëlohet performanca në lojë sepse nuk mund t’i dëgjoni kundërshtarët dhe t’i lexoni lëvizjet e tyre nëpër map!

Prandaj kufjet Kingston HyperX Cloud II janë zgjidhja e duhur për ta dëgjuar hapin e çdo kundërshtari dhe për t’i eleminuar ata!

Këto kufje kanë frekuencë prej 15 deri në 25,000 Hz, kabllo të gjatë dhe mikrofon.

Juanflatroo i përdor këto kufje, të cilat veçse janë në zbritje nga 111.50 në 89.50 euro!

Artikull i sponzorizuar

Më shumë