Në kuadër të Ledikom në Çair është hapur një dyqan i ri IQOS Pop-Up, një tjetër vend ku mund të gjendet pajisja inovative që ngroh, dhe nuk djeg duhanin.

Me hapjen e dyqanit të ri IQOS Pop-Up, i cili ka orar nga e hëna deri të shtunën nga ora 10:00 deri në 22:00, zgjeron rrjetin e disponueshmërisë dhe mbështetjes për të gjithë përdoruesit ekzistues të IQOS dhe për duhanpirësit e rritur që duan të informohen për alternativat më të mira ndaj cigares dhe të kalojnë në kategorinë e produkteve të bazuara në teknologjinë e ngrohjes, në vend të djegies së duhanit.


Prej tani, edhe në Ledikom Çair do të jenë të disponueshme të tria modelet e pajisjeve IQOS ILUMA, të cilat bazohen në të njëjtën teknologji të ngrohjes induktive. Këto pajisje ngrohin, dhe nuk djegin duhanin, duke reduktuar nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme mesatarisht deri në 95 përqind në krahasim me tymin e cigares. IQOS nuk është pa rrezik, krijon nikotinë që shkakton varësi, por përbën një zgjedhje më të mirë për duhanpirësit e rritur, të cilët do të vazhdonin të pinin duhan.

Që nga viti 2008, Philip Morris ka investuar më shumë se 14 miliardë dollarë për zhvillimin, shkencën dhe komercializimin e produkteve pa tym. Kjo pajisje inovative është e disponueshme në 95 tregje në mbarë botën dhe përdoret nga gjithsej 32.2 milionë njerëz, të cilët janë dorëzuar plotësisht nga duhani dhe kanë bërë një ndryshim në një alternativë më të mirë.

Për më shumë informacion rreth teknologjisë pas IQOS, mund të mësoni më shumë në: PMI Science | Philip Morris International.