Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajazit thotë se ai dhe ekipi i tij janë një ofertë e mirë dhe ndryshe për qytetarët e Gjilanit. Ndërsa, fokusi i tij kryesorë thotë se do të jetë zhvillimi ekonomik.
Ai thotë se qytetarët e Gjilanit nuk duhet ta votojnë një kryetar i cili Gjilanin e sheh si një hap për të bërë diçka tjetër.
Pajaziti për KosovaPress është shprehur se do që ta marrë postin e kryetarit të Gjilanit për t’iu shërbyer bashkëqytetarëve të tij.
“Jam i sigurt që ata duhet t’i besojnë atë çka them unë, jam ndoshta në dukje shumë i qetë, këto si komunikoj me njerëzit por jam shumë këmbëngulës në ato që dua t’i bëjë, do të jem shumë këmbëngulës në synimet e mija, synimet e ekipit që do ta bëjnë programin që unë veç kam adaptuar, kam instaluar, mendoj që jam një ofertë e mirë, një ofertë ndryshe, nuk do të duhet të votojnë një kryetar i cili Gjilanin e sheh vetëm si një trampolinë, Gjilanin e sheh vetëm si një hap për të bërë diçka tjetër, nëse do t’i vë pikë krejt karrierës time me Gjilanin do të ishte e mjaftueshme, dua t’iu shërbej njerëzve të mi”, u shpreh ai.
Pretenduesi për të parin e Gjilanit tha se ai dhe ekipi i tij kanë objektiva që bazohen në kapacitetet e tyre.
Derisa prioritet kryesor për mandatin e ardhshëm ai ka vënë zhvillimin ekonomik me qëllim të stimulimit në të bërit biznes.
“Kam përpiluar objektivat zhvillimore për mandatin e ardhshëm, janë objektiva që bazohen në kapacitetet tona dhe me ambiciet tona, potencialet tona. Kanë të bëjnë kryesisht me zhvillim ekonomik me nxjerrje nga margjinat e zhvillimit ekonomik,stimulim më të madh në bujqësi, stimulim më i madh në nxitjen e bizneseve në të bërin e biznes, shitjen e produkteve vendore”,tha ai.
Synim tjetër për Gjilanin, kandidati i PDK-së për kryetar ka edhe investimin në gjenerata të reja, duke përfshirë edhe një projekt i cili lidhet me këtë çështje.
“Sidomos investim në gjeneratën e re, kam edhe një projekt që bazohet në stimulimin e vetëpunësimit të rinjve, këtë projekt besoj që do të më ipet rasti që në mandatin tim të ardhshëm”,tha ai.
Zenun Pajaziti thotë se në mandatin e tij qeverisës nuk do të bëjë politik dhe se motivi i tij është i mbështetur në aspektin moral duke iu kthyer me shërbim mbështetjen që gjilanasit i kanë dhënë atij dhe familjes së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë