Kuvendi i Kosovës po vazhdon të dështoi në miratimin e pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së deputetëve në seanca apo mos pjesëmarrjes së tyre në votim.
Një skenar i tillë është parë edhe dje ku deputetët nuk arritën të miratojnë disa projektligje të mbetura nga seancat e marsit.
Për këtë situatë të krijuar në Kuvend nga mungesa e deputetëve në shumicën e rasteve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, kanë reaguar deputetë opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile duke thënë se mënyra më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme, shkruan lajmi.net.
Por, shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka thënë askush nga deputetët nuk mund t’i ikë përgjegjësisë që ka, pasi sipas tij është përgjegjësi e tyre që të merren me temat në interes për vendin.
“Askush nuk mund t’u ikë përgjegjësive. Është përgjegjësi e jona me u marr me temat që kanë të bëjnë me fatin e vendit tonë, më lëvizjen e lirë me proceset integruese, dhe nuk mund të mendojë askush që më zgjedhje mund të sigurojë një situatë të tillë”.
“Nuk besoj që dikush mund të kalkulojë që këtë përgjegjësi mund t’i anashkalojë duke shkuar në zgjedhje”, ka thënë Pajaziti për lajmi.net.
Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar të miratojë disa projektligje të mbetura nga seance e 30 marsit, në mungesë të votave, ndërsa që vazhdimi i seancës së re u ndërpre pas pyetjeve parlamentare, për shkak të mungesë së kuorumit, nga drejtuesja e seancës, Aida Dërguti.
Por, sipas Pajazitit të martën ka pasur deputetë të mjaftueshëm për të vazhduar seancën. Ai ka thënë se kryesuesja e seancës e ka ndërprerë atë pa u konsultuar me shefat e grupeve parlamentare.
“Në pikën në vijim të vazhdimit seancës ka qenë një interpelancë në të cilën nuk kanë qenë as thirrësit e saj e as ata që është deshtë me u përgjigj në interpelancë”.
“Ma shumë se sa mungesa e votova ka qenë edhe kjo një arsye, por drejtuesja e seancës ka vendos me mbyll pa pyetur deputetët. Ne kemi pasur informata që shumica e deputetëve kanë qenë në objektin e Kuvendnit”, është shprehur Pajaziti për lajmi.net.
Kjo legjislaturë është vlerësuar si më dobëta. Ndërkaq që në vitin 2017 ka pasur shumë seanca të dështuara.
Sipas platformës votaime.org, gjatë këtij viti janë mbajtur vetëm 6 seanca, ndërsa janë miratuar 12 ligje, 23 në procedurë dhe 74 ligje janë në pritje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës