Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë shpalosur detaje për takimin ndërmjet tyre.
Derisa ka uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke i cilësuar raportet ndërshtetërore mjaft të mira, presidenti slloven Pahor ka përmendur edhe mosmarrëveshjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe problemet me kufij ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë.
Në këtë drejtim, për të avancuar në rrugën drejt BE-së, presidenti slloven ka kërkuar që Kosova ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin, dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Në këtë mënyrë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ishte më i lehtë dhe suksesshëm”, ka thënë Pahor.
Tutje presidenti slloven foli edhe për faktorin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ai kërkoi që të ketë një këmbim më të madh të bizneseve ndërmjet dy vendeve.
Pahor paralajmëroi vizitën e ministrit të Jashtëm të Sllovenisë në Kosovë, gjatë muajit të ardhshëm.
“Sllovenia është investitor i rëndësishëm në Kosovë, por ende përfshirja e këmbimit të bizneseve është e vogël. Mendoj se në muajin e ardhshëm Kosovën do ta vizitojë ministri jashtëm slloven me ekipin e afaristëve”, theksoi Pahor.
Borut Pahor përmendi samitin në Brdo Brijone si një samit që sipas tij do të ndikojë në përmirësimin e raporteve ndërmjet vendeve të Ballkanit, dhe integrimit në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova