Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, tha për Telegrafi, se Trusti i ka kthyer për tre vitet e fundit mbi 2 milionë euro tatime të paguara gabimisht.
“Në fund të vitit 2011 i janë kthyer Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) rreth 2.07 milionë euro për vitet 2011, 2010 dhe 2009. Këto mjete kanë qenë të kaluara gabimisht në llogarinë e Trusti-t dhe ishin në emër të gjobave, interesa dhe mbipagesave të tjera që janë bërë në emër të ATK-së, e që janë derdhur gabimisht në llogarinë e Trusti-t”, thotë Demi.

Ai tregon se procedura e kthimit fillon me evidentimin e këtyre mbipagesave në llogarinë e Trusti-t nga departamenti i financave, dhe më pas kontaktohet institucioni përkatës, në këtë rast ATK, dhe kryhen procedurat formale të kthimit të këtyre mjeteve tek institucioni përkatës të cilit i kalojnë. /Telegrafi/